Deputetëve të LDK-së të Kuvendin të Kosovës
Shkruan: Sinan Kastrati
Nëse ju përfaqësoni një pjesë të elektoratit të LDK-së dhe një pjesë edhe më të vogël të popullit, nuk duhet ta votoni Hashim Thaçin për president të Kosovës.
Duhet të ktheheni mbrapa e të shikoni në ndonjë video se si delegatët e Kuvendit të KSA të Kosovës, më 2 Korrik 1990 shpallën Deklaratën Kushtetuese, para dyerve të Kuvendit, të rrethuar nga policia serbe e të mbrojtur nga POPULLI.
Juve, kush ju mbron?
Qysh dha Kah do të hyni në “Kuvend”, në cilat deriçka do të futeni?
Si po e ndieni veten para zhurmës së protestuesve, para dyerve kryesore të Kuvendit?
A e ndieni veten krenar pasi ta zgjedhni Hashimin kryetar? – Kryjeni një “obligimin” kushtetues e qytetar?
A do të flini të qetë?
Kush do të mbaj përgjegjësi për pasojat e mundshme që po e ndjekin Kosovën nga hienat e SHIK-ut, PDK-së… pas zgjedhjes së Hashimit kryetar?
Po vrasjet e “pazbardhura” të Kolonel Ahmet Krasniqit, Tahir Zemajt, Enver Malokut, Xhemajl Mustafës, Ibrahim Nikqit e shumë të tjerëve?
Ato vdekje e ata të vrarë juve, deputetë të LDK-së do t`u përcjellin deri në vdekje, sepse po këta: Hasha, Xhaviti … Kadri Veseli janë përgjegjës për vrasjet e tyre dhe të shumë të tjerëve.
Po serbët, pse po e votojnë Hashimin, nuk e dini? Hapni sytë!
Ju, deputetë të LDK-së, do të ndiheni të rehatshëm kur ta zgjidhni Hashimin? Marre ju qoftë e turpi ju mbuloftë nëse e zgjidhni Hashimin kryetar!