Pacolli: Demarkacioni në shkurt, vizat në qershor (Video)

E publikuar: 15/12/2017 21:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi do të shkojë në Kuvend në mesin e muajit shkurt, dhe më së largu në muajin qershor, Kosovës do i hiqet regjimi i vizave.
Në një qëndrim të tillë po vazhdon të këmbëngul zëvendëskryeministri i parë i Kosovës e njëherë ministër i punëve të jashtme Behxhet Pacolli.
Megjithëse nuk pajtohet me kushtin e BE-së, për demarkacionin ai i fton deputetët për ta votuar atë.
Ai ka thënë për Tribuna Channel se viti 2018 do jetë vit i sfidave, por edhe i arritjeve të mëdha përfshirë këtu vizat.
Por Jeta Krasniqi nga KDI thotë se kushtet cilat janë kërkuar nga ana e BE-së si demarkacioni dhe luftimi i korrupsionit, nuk mund të tejkalohen në një afat kaq të shkurtër kohor.
Ministri i punëve të jashtme foli edhe për dialogun me Serbinë, për të cilin tha se duhet angazhim i gjithëve. Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë në mars të vitit të ardhshëm. Po ashtu, sipas tij, po këtë muaj do të formohet edhe ushtria e Kosovës.

Për më shumë ndiqeni kronikën: