Del në shitje në eBay, Volvo V70 e konvertuar në tanke (Foto)

E publikuar: 04/11/2017 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Makina ka dalur në shitje në eBay dhe paret pritet të dhurohen për bamirësi.

Oferta e parë ishte 397 dollarë, ndërsa deri tani janë 18 ofertues të cilët kanë ngritur cmimin në 2,912 dollarë.

Pra, pronari nuk ka vendosur ndonjë cmim të caktuar, por dëshiron të mbledhë sa më shumë para duke thënë se të gjitha të ardhurat do t’i dhurohen Bamirësisë Beni.

Kjo Volvo 70 është prodhuar në vitin 2000 dhe thuhet se është në gjendje funksionale shumë të mirë.

/IndeksOnline/