Deklarata e Pavarësisë sivjet viziton 7 qendrat kryesore të Kosovës

11.02.2019 10:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Deklarata e Pavarësisë sivjet viziton 7 qendrat kryesore të Kosovës

Në përvjetorin e njëmbëdhjetë të shpalljes, Deklarata e Pavarësisë sivjet do të vizitojë shtatë qendrat kryesore të Kosovës. Kjo parashihet me agjendën e shënimit të kësaj dite të madhe të Kosovës.

Sipas agjendës manifestimet për shënimin e përvjetorit të shpalles së Pavarësisë do të nisin të shtunën, më 16 shkurt, dhe do të mbyllen më 18 shkurt.

Programi për shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës:

E shtunë, 16 shkurt 2019 09:00

Deklarata e Pavarësisë

Nisja e Deklaratës së Pavarësisë nga objekti i Qeverisë së Republikës së Kosovës, për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj

Shënim: Nisja e Deklaratave përcillet në mënyrë ceremoniale nga Garda Shtetërore, ku edhe do të ketë mbulim medial. Shoqërimi deri në komunat respektive do të kryhet nga një patrullë e Policisë së Kosovës dhe nga një zyrtar përgjegjës i secilës komunë, i cili do të jetë përgjegjës për vendosjen e Deklaratës së Pavarësisë në sheshin kryesor të qytetit përkatës deri në datën 18 shkurt në orën 17:00, kur Deklarata do të vendoset në objektin e komunës përkatëse.

Brendimi i vendit ku bëhet ekspozimi në sheshet e 7 qendrave bëhet nga Kompania e kontraktuar nga ZKM.

Vendosja e punimeve artistike “Simbolet e Pavarësisë” në Sheshin Skënderbeu (në mes të bustit të Skënderbeu dhe rrethojës së Qeverisë).

Hapja e Panairit të produkteve vendore; tregu i fundvitit në sheshin “Adem Jashari” do të adaptohet në tregun e Pavarësisë (brendim i tendës së gjatë me logo të 11 vjetorit)

Shënim: Punimet artistike “Simbolet e Pavarësisë” dhe Panairi me produkte vendore do të qëndrojnë të hapura në sheshe, nga data 15 shkurt 2019 në mbrëmje deri në datën 18 shkurt 2019 në mbrëmje.

Aktivitete të tjera më 16 shkurt 2019:

Vendosja e Flamurit Shtetëror në rrethet kryesore te kryeqytetit: a) Rrethi në hyrje të Prishtinës (Tek Ismeti)

Tek hyrja e FSK-së

Tek hyrja e Spitalit (Banesat e Arabëve) d) Tek Rruga B (para Maxi 24)

Shtizat dhe flamujt do të vendosen në dimensione te njëjta dhe do të kenë ndriçim permanent.

E diel, 17 shkurt 2019

08:00 – 08:30 Mbledhja festive e Qeverisë

Shënim: I tërë kabineti Qeveritar do të jetë prezent.

08:30 – 08:45

Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës me pjesëmarrjen e

Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe Komandantit të FSK-së.

Shënim: Do të vendoset një shtyllë e re në lartësinë 10 m, në mes të ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë me ndriçim permanent, për vendosjen e flamurit shtetëror i cili do të qëndrojë aty tërë kohën.

Flamuri ngritët nën intonimin e himnit shtetëror nga Bendi Frymor i Forcës së Sigurisë së Kosovës me nderim nga një togë i reduktuar i Gardës Ceremoniale të FSK-së.

08:45 – 09:00

Vendosje kurorash tek shtatorja e ish Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova me pjesëmarrjen e Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit

Shënim: Për vendosjen e kurorave është e nevojshme prezenca e gjashtë (6) pjesëtarëve të Gardës, të cilët në formë paralele do të pozicionohen disa metra larg shtatores. Tre liderët pozicionohen disa metra mbrapa Gardës. Garda vazhdon deri tek Shtatorja në mënyrë paralele, vendosin kurorat në mbajtëset e kurorave para shtatores dhe pastaj pozicionohen anash kurorave. Liderët vazhdojnë drejtë kurorave, derisa Garda nderon. Liderët pas rregullimin të kurorës, kthehen dy hapa mbrapa dhe nderojnë.

09:00 – 09:40

Nisja e përbashkët e Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe Komandantit të FSK-së

Shënim: Nisja do të bëhet nga hyrja e Qeverisë për në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.

09:40 – 09:50

Vendosja ceremoniale e kurorave nga Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Gjenerallejtënant Rrahman Rama

Shënim: Për vendosjen e kurorave është e nevojshme prezenca e tetë (8) pjesëtarëve të Gardës, të cilët në formë paralele do të pozicionohen disa metra larg varrezave. Tre liderët dhe Komandati i FSK-së pozicionohen disa metra mbrapa Gardës. Garda vazhdon deri tek varrezat në mënyrë paralele, vendosin kurorat në mbajtëset e kurorave para varrezave dhe pastaj pozicionohen anash kurorave. Liderët vazhdojnë drejtë kurorave, derisa Garda nderon. Liderët pas rregullimin të kurorës, kthehen dy hapa mbrapa dhe nderojnë. Kthimi i liderëve shtetëror nga Prekazi për në Kuvendin Republikës së Kosovës bëhet në mënyrë të organizuar.

(Vini re: Kurorat do të jenë të pozicionuara në mes të Kompleksit memorial)

Shënim: 10:00 – 11:00 – Aktivitet Paralel – I-star Kids do të performojnë në Sheshin Skënderbeu. I tërë ky aktivitet do të menaxhohet nga Teuta Krasniqi.

10:30 – 10:45

Pritje në hollin e Kuvendit para se të fillojë seanca solemne

10:45 – 11:30

Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës (Kuvendi i Kosovës)

Fjalë rasti: Presidenti, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri (TBC)

Shënim: Të ftuar Kori Diplomatik dhe Lista e mysafirëve vendor dhe ndërkombëtar. Dy pjesëtarëve të Gardës do të jenë të pranishmë tek shkallët e hollit të Kuvendit.

12:20 – 13:00

Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Daka: Procesi i zgjedhjeve të 6 tetorit përfundon kur QNR ta kryejë rinumërimin e të gjitha votave

Daka: Procesi i zgjedhjeve të 6 tetorit përfundon kur QNR ta kryejë rinumërimin e të gjitha votave

Policia e Kosovës me aksion në Vushtrri

Policia e Kosovës me aksion në Vushtrri

LDK dhe VV kanë vendosur: Stadiumi kombëtar në Prishtinë, jo në Drenas

LDK dhe VV kanë vendosur: Stadiumi kombëtar në Prishtinë, jo në Drenas

“Edi Rama nuk gaboi me hartën, ai thjesht ka provokuar”

“Edi Rama nuk gaboi me hartën, ai thjesht ka provokuar”

Me vendim të Pacollit, biznesmeni Shkëlqim Devolli emërohet Konsull Nderi në Malin e Zi

Me vendim të Pacollit, biznesmeni Shkëlqim Devolli emërohet Konsull Nderi në Malin e Zi

Këto janë punët më të paguara në Zvicër për vitin 2019

Këto janë punët më të paguara në Zvicër për vitin 2019

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mbi qeverisjen korporative të bankave

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mbi qeverisjen korporative të bankave

Lutfi Haziri: Nuk ka asnjë lloj ngërçi mes LDK dhe VV, jemi drejt ndërtimit të koalicionit

Lutfi Haziri: Nuk ka asnjë lloj ngërçi mes LDK dhe VV, jemi drejt ndërtimit të koalicionit

Meta e kallëzoi penalisht, reagon Dvorani: Ilir Meta apo Presidenti i Republikës i bën akuzat?

Meta e kallëzoi penalisht, reagon Dvorani: Ilir Meta apo Presidenti i Republikës i bën akuzat?

Dialogu dhe roli i presidentit, temë e takimit të radhës Kurti – Mustafa

Dialogu dhe roli i presidentit, temë e takimit të radhës Kurti – Mustafa

Udhëheqja e OSBE nga Shqipëria/ Presidenti Tsereteli: Palët politike të bëjnë më të mirën

Udhëheqja e OSBE nga Shqipëria/ Presidenti Tsereteli: Palët politike të bëjnë më të mirën

Admirali Foggo bën thirrje për formimin e Qeverisë së re

Admirali Foggo bën thirrje për formimin e Qeverisë së re

Ujësjellësi paralajmëron konsumatorët: Pajisuni me ujëmatës

Ujësjellësi paralajmëron konsumatorët: Pajisuni me ujëmatës

Kurti po heq dorë, ideja për Bashkim Kombëtar momentalisht e paarritshme

Kurti po heq dorë, ideja për Bashkim Kombëtar momentalisht e paarritshme

Guvernatori Mehmeti: Bashkëpunimi mes bankave qendrore e bënë më të lehtë tejkalimin e sfidave

Guvernatori Mehmeti: Bashkëpunimi mes bankave qendrore e bënë më të lehtë tejkalimin e sfidave

Aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrja në grup terrorist

Aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrja në grup terrorist