Deklarata e Lunacek për Kosovën, ngjallë reagime në Beograd

E publikuar: 29/03/2016 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka komentuar deklaratën e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Ulrike Lunacek, e cila ka thënë se Serbia do të obligohet të pranojë pavarësinë e Kosovës, para se të anëtarësohet në BE.

Duke reaguar përmes një deklarate në mediat serbe, Gjuriq ka dashur që të ironizojë me këtë deklaratë, duke thënë se Lunacek nuk paraqet ndonjë faktorë në BE, pasi siç ka thënë, ajo është njëra në mesin qindra deputeteve në PE.

“Respektoj mendimin e saj, por pyes nëse është ai një qëndrim i saj privat”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Lunacek në një konferencë në Berlin, të thirrur për “raportet mes Kosovës dhe Serbisë” nga fondacioni Heinrich Bëll, kishte thënë se duhet se këto dy vende duhet të njihen mes vete para anëtarësimit në BE.