Deda: Dhuna nuk e Ndal Lëvizjen e Lirë të Qytetarëve

E publikuar: 21/03/2018 12:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i partisë Alternativa ka reaguar ndaj hedhjes së gazit lotsjellës sot në Kuvendin e Kosovës në kohën kur u hodh në votim Demarkacioni me Malin e Zi.

Deda tha se gazi ishte i pritur por numrat për ratifikimin e Demarkacionit ekzistojnë.

“Numrat kane qenë edhe dje. Po ka qenë e pritshme (hedhja e gazit) Deputetët nuk mujn me dalë pa shumicën. Dhuna nuk mundet me ndaë lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ata thanë që do të votojnë kundër e tash (ndodhi hedhja).”, tha Deda./kallxo.com/