Daut Haradinaj zgjedhet Kryetar i AAK-së në Deçan

E publikuar: 10/06/2015 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj duket që do ta mbajë premtimin. Haradinaj i cili para disa kohësh kishte premtuar se s’do të kandidonte më për strukturat qendrore të AAK-së sot ka “zbritur” në bazë duke u nominuar dhe mëpas edhe zgjedhur unanimisht si Kryetar i Degës së AAK-së në Deçan.

Në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur në Sallën e Asamblesë Komunale në Deçan Haradinaj ka marrë përkrahjen e delegatëve të kësaj partie.

Nëse Haradinaj do të kandidojë edhe për të parin e Deçanit në zgjedhjet e ardhshme Lokale mbetet të shihet.

Pas rezultateve të dobëta zgjedhore në Qershorin e vitit të kaluar kjo parti i ka hyrë procesit të reformimit dhe ristrukturimit të brendshëm duke mbajtur zgjedhjet e brendshme në të gjitha Degët në Kosovë.