Danimarka shkruan emrin në Kampionatin Botëror, Eriksen hero i danezëve (Video)

E publikuar: 15/11/2017 03:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Danimarka edhe pse nuk arriti të shënojë fitore në shtëpi ndaj Irlandës, këtë e bëri si mysafir duke fituar me rezultat 5-1.

Kombëtarja daneze e nisi shumë keq takimin pasi pësoi një gol që në minutën e 6-të.

Ishte Shane Duffy që shënoi për 1-0.

Por danezët reaguan menjëherë pasi mbrojtësi i Chelseat, Christensen shënoi në minutën e 29-të duke barazuar në 1-1.

Skandinavët nuk u ndalën dhe shënuan edhe një herë me Cristian Eriksen.

Christian Eriksen, heroi dhe enigma e pazgjidhur e e Irlandës . (Getty Images)

Në pjesën e dytë danezët nuk u dalën, madje shënuan edhe dy herë.

Ishte ylli i Tottenham, Eriksen, që shënoi dy herë, duke e kompletuar het-trikun.

Në fund shënoi edhe Lars Bendtner nga pika e bardhë në minutën e fundit.

Danimarka bëhet kombëtarja e fundit evropiane që e siguron pjesëmarrjen nga Evropa. /Telegrafi/