Dan Ram, Nedim Sabic, Jah Ying Chung dhe Neil Cocker janë 4 folësit më të rinj të AllWeb

E publikuar: 10/10/2018 19:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dan Ram, Nedim Sabic, Jah Ying Chung dhe Neil Cocker janë 4 folësit më të rinj të Konferencës së Parë të Marketingut Dixhital në Tiranë, AllWeb.


DAN RAM 

Vitet e fundit, Dan Ram ia ka dedikuar shumicën e kohës së tij, krijimit të startup-eve duke përfshirë Parkpnp, Treehouse dhe Delhi Christmas Festival dhe rritjes & menaxhimit të fondeve. Ai është një person që udhëton shpesh dhe ka vizituar rreth 30 shtete deri më tani. Dan ështësipërmarrës, investitor dhe këshilltar pranë qeverisë, ligjërues, trajner, artist, prezantues në radio dhe strateg. Ai mban një diplomë për Ekonomi nga Universiteti Yale dhe një MBA nga Trinity College dhe ka punuar për OKB, World Vision dhe KPMG.


NEDIM SABIC

Me më shumë se 15 vjet eksperiencë në fushën e marketingut dixhital, aktualisht Nedim punon si menaxher për marketingun dixhital pranë Crowdfox dhe ka në pronësi SEO.ba. Ai është i fokusuar në SEO (search engine optimization), por ka gjithashtu përvojë me reklamat në Facebook, Google Adwords dhe e-mail marketing. Ai ka punuar në projekte të ndryshme për kompani të mëdha gjermane.

JAH YING CHUNG

Jah është themeluese e Launchpilots, një platformë partneriteti online që lidh studentët ekselentë dhe markat për sponsorizime të ndryshme. Me një rrjet prej mbi 25,000 studentësh në 16 vende, Launchpilots ka krijuar mbi 100 fushata për marka si Adidas, L’Oreal dhe Airbnb duke i lidhur studentët në të gjithë Azinë, me vlerë 1.000.000 dollarë HK. Launchpilots u ble nga platforma Robin8, në vitin 2017.

Jah Ying nisi biznesin e saj të parë në moshën 10 vjeçare, duke shitur brejtës tek mësuesit e saj dhe anëtarët e komuniteteve online. Jah Ying ka punuar gjithashtu me Shkëmbimin Civil dhe Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, duke redaktuar dhe botuar raporte mbi çështjet e zhvillimit social dhe ekonomik në Hong Kong dhe Kinë.

NEIL COCKER

Neil Cocker është konsulent në industritë dixhitale/teknologjike dhe ka punuar me shumë organizata duke përfshirë Downing Street, Tech City, Qeverinë e Uellsit, Këshillin Cardiff etj. Ai është themelues dhe drejtues i Dizzyjam, një shërbim e-commerce dhe merchandising për industrinë e pavarur të muzikës.

Neil është gjithashtu bashkëthemelues i Cardiff Start, një rrjet startup-esh dixhitale dhe teknologjike dhe themelues i NOCCI, një rrjet global për personat kreativë apo sipërmarrës.

AllWeb është Konferenca e parë e Marketingut Dixhital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare. Ky është viti i tretë që AllWeb mirëpret në Tiranë folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të marketingut dixhital.

AllWeb Albania realizohet nga New Media Communications në Shqipëri dhe New Media MK Maqedoni me mbështetjen e partnerëve të nderuar Vodafone Albania, Raiffeisen Bank, Swisscontact – Swiss Entreprenurship Program dhe Agna Group.

Për më tepër informacion kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose [email protected]

Si edhe me Darko Bulldioski, në 070/ 30 70 40 ose në [email protected]