Dalin rezultatet e testeve të stafit të MPJ-së

E publikuar: 15/06/2020 23:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një numër i stafit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të testuar për koronavirus kanë rezultuar negativ. Sipas MPJD’së testimet u bën për shkak se ditë më parë pozitive me Covid-19 doli një punonjëse e kësaj ministrie.

Pavarësisht rezultatit të sotëm, MPJD thotë se do të vazhdojnë takimet virtuale deri në relaksimin e masave, konform rekomandimeve të IKSHPK-së.

Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), një numër i stafit të Ministrisë dhe Kabinetit, janë testuar për COVID-19 nga ekipet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Testimet janë bërë për shkak se një punonjëse e MPJD-së, ditë më parë u konfirmua me këtë virus, të marrë nga një familjar i saj.  Për fat të mirë, të gjitha testimet e sotme kanë rezultuar negative.