Daçiq: Elliot Engel merr miliona prej shqiptarëve, nuk mund të presim që ai ndryshon karshi Kosovës

E publikuar: 12/02/2019 18:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur sot rreth qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe kërkesës së tyre të vazhdueshme për heqjen e taksës që Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur ndaj produkteve serbe, si kundërpërgjigje për politikën destruktive të Beogradit karshi Prishtinës.

Daçiq nga Samiti i Ministrave të Jashtëm që po mbahet në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thurur lavde për administratën e Donald Trump, duke thënë se SHBA-ja e mbështet një marrëveshje dhe beson që tani është momenti për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

“Qeveria e Trumpit është praktike. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë. Ndryshimi i qëndrimit aktual i zyrtarëve amerikanë do të ishte një gjë e keqe për ne. Elliot Engel për shembull, është një lobist që merr miliona nga shqiptarët, dhe ne nuk mund të presim nga ai që të ndryshojë pozicion”, ka thënë kreu i diplomacisë serbe për Tv Happy, transmeton Gazeta Express.

Ai edhe një herë e ka përsëritur se dialogu i Brukselit nuk do të vazhdojë pa e hequr vendimin për taksën.

Daçiq ka folur edhe për sesionin e fundit të Këshillit të Sigurimit. Sipas tij ishte një ‘dush i ftohtë’ për Kosovën, kur dëgjonin se si disa shtete që e kanë njohur pavarësinë, kanë bërë thirrje që të hiqet taksa [Belgjika, Peru dhe Bregu i Fildishtë]

“Ishte një dush i ftohte për ta, ata nuk e besonin se do të ishte ashtu, pra është e rëndësishme që takimi tjetër të jetë në qershor”, ka shtuar tutje Daçiq.

Sipas tij kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është informuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të ndihmojnë ushtrinë, dhe sipas tij Kosova nuk ka kapacitete vetanake për ta ngritur ushtrinë.

Daçiq pretendon se në Kosovë janë duke ndodhur përplasje të mëdha ndërmjet liderëve, megjithatë ai thotë se ata po i shmangin konfrontimet publi