Daçiq BE-së: Na thoni hapur, ç’doni nga Serbia që ta dimë!

E publikuar: 13/04/2015 20:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse në nuanca të ndryshme, dhe për arsye të ndryshme, ngjan shumë i afërt reagimi i sotëm i ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç ndaj Brukselit, me disa kritika apo vërejtje që kryeministri Rama ka bërë në të njëjtën adresë.

Sa i takon marrëdhënieve midis Serbisë dhe Bashkimit Europian, shefi i diplomacisë serbe tha se “BE-ja po përballet me probleme të mëdha aktualisht”. Siç njofton B92, Daçiç e ashpërsoi për herë të parë tonin dhe qëndrimin karshi BE-së kur tha se kjo e fundit “s’di ç’të bëjë as me veten dhe as me ne”.

Lidhur me njohjen ose mosnjohjen e Kosovës, Daçiç tha: “BE të thotë hapur ç’kërkon nga Serbia. Të dimë dhe ne se ç’të bëjmë me çfarë na kërkohet, sepse nuk e dimë nëse njohja e Kosovës është kusht apo jo”.

Epo, qenka bërë modë në Ballkan hedhja “e vicklave” ndaj Brukselit.