Crypto.tickets, platforma e parë e decentralizuar e biletave bazuar në blockchain

E publikuar: 20/09/2017 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tickets Cloud, një platformë online e biletave, lajmëroi se do të niste ICO-në e saj të parë bazuar në projektin blockchain të quajtur crypto.tickets.

ICO-ja starton më 5 Tetor dhe mbyllet pas dy javësh. Ky projekt pritet të hedhë në qarkullim një numër të konsiderueshëm monedhash – “token” – TKT  bazuar në kontratat inteligjente.

Ticket Cloud shpreson që nga ICO-ja të ngrijë 23 milion dollar. Investitorët e parë do të përfitonin 20% më shumë token në dy ditët e para të ICO-së, 10% më shumë në ditën e tretë dhe të katërt, dhe 5% në tre ditët në vijim.

Më pas token do të shiten me çmime standarde, pa ndonjë ofertë. TKT shiten në Bitcoin, Litecoin, Ethereum dhe Ethereum Classic.

Për më tepër kompania ka planifikuar tu ofrojë pionerëve të industrisë blockchain dhe asaj të biletave 30% zbritje.

Crypto.tickets, një platformë unike biletash bazuar në blockchain

Financimi i grumbulluar nga ICO-ja do të investohet në krijimin e ekosistemit blockchain crypto.tickets. Me përdorimin e blockchain industria e biletave do të adresojë problemet e saj më të mëdha.

Në këtë rast, me blockchain, crypto.tickets do të shndërrohet në një platformë universale e decentralizuar e biletave e hapur për të gjithë lojtarët e tregut në mbarë botën.

Ajo nuk është ndërtuar për të konkurruar me platformat e tjera, por çdo sistem biletash dhe konsumatorët e saj mund të përfitojnë nga avantazhet e blockchain.

Me crypto.tickets distributorët e biletave mund të aksesojnë çdo biletë në tregjet kryesore por edhe sekondare. Kontratat inteligjente do të ruajnë sigurinë dhe transparencën.

Ekosistemi në fjalë thjeshton dhe automatizon ndërveprimin mes lojtarëve të ndryshëm. Përdorimi i blockchain do të eliminojë fenone të ndryshe si mashtrimi, biletat e rreme, rishitjen e pakontrollueshme.

Të gjitha shitjet, rimbusime, këmbimet dhe transaksione të tjera do të kryhen në blockchain. E thënë ndryshe distributorët mund të shesin bileta të cilat nuk mund të kopjohen e as të falsifikohen.

Në të njëjtën kohë shitës mund të gjenerojnë më shumë fitim nga rishitjet, apo të ndalojnë shitjet plotësisht si dhe të kufizojnë shitjet e biletave në vetëm një për person.

Si rezultat i gjithë procesi është më fleksibël dhe në të njëjtën kohë ofron kontroll të plotë për distributorin e parë.

Platforma do të përfshijë tre produkte: Tickets Chain, Tickets Cloud dhe Tickets Wallet.

Ticket Chain rregullon ndërveprimet mes të gjithë lojtarëve të tregut. Çdo proces në sistem është një kontratë inteligjente e cila mbulon pagesat, lëshimin e biletave dhe rikthimin e tyre.

Ticket Cloud është një platformë e cila mundëson shpërndajen e biletave. Të gjitha transaksionet kryhet në TKT, monedhën e brendshme.

Ticket Wallet shërben si një portofol online i përdorur për të ruajtur crypto-tiketat dhe monedhat e brendshme të sistemit, TKT. Së shpejti një prototip do të jetë i disponueshëm në Play Store dhe App Store.

Një prej avantazheve kryesore të crypto.tickets është se ajo është një platformë tashmë funksionale. Tickets Cloud ka kaluar 2 milion dollar të ardhura në muaj dhe kalimi në crypto.tickets vetëm se do të rrisë këtë numër.

Në vitet e fundit ekipi i Tickets Cloud ka treguar vlera në tregun dinamik të tiketave. Këtë vit ata organizuan një prej konventave më të njohura të industrisë, Forumin Ticketing në Moskë. Kompania aktualisht punëson 35 persona ku 10 javë zhvillues dhe të gjithë me eksperiencë të madhe në këtë industri. /PCWorld Albanian