Coronavirusi, Kosova pezullon linjën ajrore dhe tokësore nga vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm

E publikuar: 11/03/2020 20:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës, ka marrë disa masa për parandalimin e coronavirusit.

Në mbledhjen që është mbajtur sonte u bë e ditur se do të pezullohet përkohësisht linja e udhëtimit ajror dhe tokësor nga vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm, transmeton Telegrafi.
Masat që ka ndërmarrë qeveria kundër coronavirusit:

-Ndërmarrja e procesit edukativo arsimor dhe institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020.

-Pezullohet përkohësisht linja e udhëtimit ajror dhe tokësor nga vendet me risk të lartë dhe të mesëm.

-Kontroll i obliguar i udhëtarëve nga ekipet mjekësore të QKMF-vë në të gjitha hyrjet dhe daljet e Kosovës me mbështetjet të PK-së.

-Vetëkarantim i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm.

-Aktivitetet publike dhe jo publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut.

-Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, palestrave, pishinave pas orës 23:00.

-Të ndalohet eksporti I pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve, përveç me Vendim të Qeverisë.

– Të gjitha institucionet qeveritare, si dhe ndërmarrjet publike dhe private detyrohen të ndërmarrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike.

– Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë privatë që kryejnë transport publik të udhëtarëve, obligohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese.

-Të ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar (autobus, minibus dhe të ngjashme) drejt vendeve me rrezik të lartë dhe anasjelltas.