Conte pas takimit Messit: Unë nuk mund të bëja asgjë për të ndalur ty

E publikuar: 15/03/2018 02:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona është skuadra e radhës që ka arritur të siguroj një biletë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Katalunasit kanë triumfuar me rezultat të përgjithshëm 3-0 kundër skuadrës së Chelseat.

Pas takimit ka folur trajneri i Chelseat, Antonio Conte, i cili ka pohuar se është e pamundur të fitosh kundër Messit kur është në formë.

Lionel Messi dhe Antonio Conte (Getty Images)

“Ne krijuam shumë raste, por është e pamundur të fitosh kur është në formë të lartë Messi”, ka pohuar Conte.

Gjithashtu pas përfundimit të ndeshjes Conte shkoi për të biseduar me Messin.

“Unë nuk mund të bëja asgjë për të ndalur ty. Do të ishte turp sikur të eliminonim nga Liga e Kampionëve. Të uroj fat në të ardhmen”, i ka thënë tekniku italian Messit, sipas ‘ESPN’.

Ndryshe, Barcelona triumfoj në saje të dy golave të Lionel Messit dhe një të Ousmane Dembeles.

Theksojmë se shorti do të hedhet të premten në Nyon të Zvicrës, ku katalunasit do të mësojnë kundërshtarët e radhës. /Telegrafi/