Çollaku: Këtë vit qytetarët e Kosovës lëvizin pa viza

E publikuar: 17/03/2016 21:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Integrimeve Europiane Bekim Çollaku edhe një herë është shprehur i sigurt se qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm këtë vit.
“Jam shumë optimist që Komisioni Europian së bashku me shtetet anëtare nuk do ta shtyjnë në pafundësi vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Unë qysh vitin e kaluar kam premtuar dhe kam siguruar qytetarët që viti 2016 do të jetë vit ku qytetarët e Republikës së Kosovës do të lëvizin lirshëm dhe pa viza’, tha Çollaku për RTK’në.