City ofron 5 yje për Paul Pogba

E publikuar: 07/05/2015 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të çmendur pas Paul Pogba.Manchester City nis fushatën ofensive për mesfushorin francez të Juventusit duke bërë një ofertë konkrete. Tabloidet anglezë i kanë kushtuar një hapësirë të madhe operacionit të “Citizens” edhe pse drejtori sportiv i bardhezinjëve, Giuseppe Marotta ka bërë me dije se klubi nuk e ka nxjerrë në shitje talentin.

Manchester City oofron 5 yje për të bindur kampionët e Italisë.

Kontaktet me Juventusin dhelojtarin kanë nisur dhe gjithë kërkesat për lojtarin do të plotësohen pasi City ka në plan afrimin e trajnerit Guardiola, një pagë faraonike për francezin dhe miliona ose lojtarë të klasit botëror për Juventusin.

Pas lëvizjes së Manchester City-t pritet replika e Chelsea, Psg, Realit dhe Barcelonës. /albeu.com/