City nën hetime për transferimin ilegal të Jadon Sanchos

E publikuar: 27/02/2019 09:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata Angeleze e Futbollit do të hetojë transferimin e Jadon Sanchos në Manchester City nga Watford në vitin 2015.

E përditshmja gjermane “Der Spiegel” pretendon se ka parë dokumente që tregojnë se Citizens e kanë paguar 250 mijë euro agjentin e lojtarit, Emeka Obasin.

Der Spiegel shkruan sot se City me blerjen e lojtarit në moshën 14-vjeçare ka anashkaluar rregullat e FIFA-s që parandalojnë transferimin e lojtarëve në moshë të mitur.

Jadon Sancho dhe Marco Reus (Photo by Jörg Schüler/Getty Images)

Ajo gjithashtu ka pretenduar të ketë parë një e-mail të dërguar tek babai i Sanchos duke përshkruar se paga dhe shpërblimet do të merren pasi lojtari të nënshkruaj kontratë profesionale. Sipas raportit, një avokat i klubit ndërhyri më vonë duke theksuar se letra nuk ishte një ofertë.

Në një deklaratë për Omnisport, një zëdhënës i FA njoftoi të martën se “Mund të konfirmojmë se FA do të hetojë akuzat.”

Jadon Sancho (Photo by Clive Rose/Getty Images)

City deklaroi se nuk do të komentonte mbi raportet e bazuara në dokumente që supozoheshin të ishin marrë ilegalisht dhe se kjo është një histori e trilluar.

“Lidhur me historinë e botuar nga Der Spiegel dhe në kundërshtim me pohimin e tyre se Manchester City FC nuk iu përgjigj pyetjes së tyre – ju lutem shihni deklaratën më poshtë që u është dërguar atyre më parë këtë javë. Ne nuk do të japim asnjë koment për materialet jashtë kontekstit të supozuara se janë vjedhur nga ekipi i City Football dhe Manchester City. Përpjekja për të dëmtuar reputacionin e klubit është e organizuar dhe e qartë”.

Sancho kaloi dy vjet më parë te City përpara se të nisej për në Borussia Dortmund, ku tani si 18-vjeçarpo shkëlqen në Budesligë gjersa ka realizuar tetë gola dhe ka bërë dhjetë asistime. /Telegrafi/