City fiton EFL Cup pas triumfit në finale ndaj Chelseat

E publikuar: 24/02/2019 20:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester City ka fituar në finale të EFL Cup ndaj Chelseat.

Ishte një ndeshje me pak raste nga të dy anët, kryesisht topi u qarkullua në mesfushë.

Pjesa e parë ishte pa ndonjë rast serioz për gol, por e dominuar dukshëm nga City.

Skuadra e Pep Guardiolas e filloi mirë pjesën e dytë, në minutën e 57-të shënuan gol, por u anulua pasi gjyqtari kryesor e shikoi VAR-in.

N’Golo Kante kishte rast të mirë për gol në minutën e 66-të, por gjuajti jashtë. Në kohën e rregullt nuk kishte gola dhe kështu fituesi u kërkua në vazhdime.

Në 15 minutat e parë nuk kishte ndonjë rast, ndërsa në të dytët Sergio Aguero kishte dy raste të mira për gol (110′, 117′), por Kepa Arrizabalaga nuk lejoi që rrjeta e tij të tundet.

Festa e fitores (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Pasi as në vazhdime nuk kishte gola, fituesi u kërkua në penallti ku fitoi Man City me rezultat 3-4.

Kjo është hera e gjashtë në histori që City e fiton këtë garë. Më së shumti EFL Cup në histori ka Liverpoolit (8), pastaj Manchester Unitedi, Chelsea dhe Aston Villa me nga pesë. /Telegrafi/