Cikalleshi shënon përsëri në Kupën e Turqisë

E publikuar: 04/12/2018 21:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kupa e Turqisë mbetet gara e preferuar e sulmuesit shqiptar, Sokol Cikalleshi.

Sulmuesi rezultoi edhe njëhere tjetër përcaktues në këtë garë duke shënuar golin e tij të dytë sezonal me fanellën Goztepe dhe atë sërish në Kupë.

Cikalleshi u aktivizua nga minuta e parë në ndeshjen e parë të raundit të 1/16-ave mes Nazillispor dhe Goztepe.

Në minutën e 12-të sulmuesi kuqezi shënoi golin që zhbllokoi ndeshjen.

Goztepe shënoi edhe dy herë të tjera, duke u mbyllur ndeshja 3-0 dhe duke bërë një hap të sigurt drejt kualifikimit në raundin e 1/8-ave.

Cikalleshi u zëvendësua në minutën e 75-të.

Ky ishte goli i 14-të në total në Kupën e Turqisë për sulmuesin kavajas, ku ka shënuar me skuadra si Istanbul Basaksehir e Osmanlispor. /Telegrafi/