Çifti kinez ndalohet në Durrës, shkak coronavirusi

E publikuar: 28/01/2020 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një çift kinez që kishte mbërritur në Shqipëri përmes portit të Durrësit i janë nënshtruar kontrollit mjekësor për të verifikuar nëse kanë qenë të infektuar me coronavirus.

Ora News informon se ndalimi i tyre për të kryer verifikimet është bërë të shtunën e kaluar.

Pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se çifti ishte i pastër dhe nuk ishte infektuar.

Ata kishin tre muaj që udhëtonin nëpër Evropë përpara se të vinin në Shqipëri.

Pas kontrolleve mjekësore janë lënë të lirë.