Christopher Hill: Shqipnia nuk donte te ishte një me Kosovën

E publikuar: 03/10/2016 23:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori Christopher Hill ishte përfaqësuesi i parë diplomatik i SHBA’ve në Shqipni mbas 45 vjet izolimi të diktaturës komuniste.

Ai ndodhet në Shqipni me rastin e ceremonisë së 25 vjetorit të rikthimit të personalit të Ambasadës amerikane në godinën që kishte shërbyer si seli diplomatike në vitet 1930.

Gjatë nji interviste për Zërin e Amerikës, Hill kujton kohët e shërbimit të tij në Shqipninë e porsadalë nga diktatura, ndërsa tue folë për zhvillimet në Ballkan thotë se “asht nji proces ende i papërfunduem.

Ai ka qenë pjesëmarrës kryesor në disa ngjarje me randësi në Ballkan. Për atë se si e sheh Ballkanin sot, Hill shprehet: “Padyshim që Ballkani asht nji proces i papërfunduem, por mendoj se asht ba përparim

Kur përmend punën e tij në Shqipni dhe ma vonë në çashtjen e Kosovës, thotë se ka kuptue një gja “ma mirë se të tjerët”:

“Shqipnia nuk donte të ishte nji vend me Kosovën; e kuptova se ishin dy vende me të ardhmen e vet. Asnjiherë nuk shqetësohesha si të huejt e tjerë mbi krijimin e Shqipnisë së Madhe”, tha ai.