Chelsea po punon për transferimin e Aouar

E publikuar: 17/02/2019 09:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra angleze Chelsea edhe këtë edicion ka mbetur mbrapa luftës për titullin e kampionit.

Transferimet e shumta nuk i kanë sjell sukses londinezëve që po synojnë ta përtërijnë ekipin në verë.

Emri i ri në listën e dëshirave të klubit londinez është mesfushori francez Houssem Aouar.

20-vjeçari ka dy vite që po shkëlqen me fanellën e Lyonit në Ligue 1 dhe garat evropiane.

Reprezentuesi i Francës U21, ka zhvilluar 33 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë pesë asistime.

Houssem Aouar. (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Mesfushori qendror ka zgjuar interesimin e anglezëve të cilët e shikojnë si pasardhës të të larguarit Cesc Fabregas.

Mediat angleze kanë shkruar se Chelsea ka dërguar disa agjentë për ta parë nga afër lojtarin në dy ndeshjet e Lyonit ndaj Nices dhe Guingamp, ku në takimin e fundit Aouar edhe shënoi golin e fitores.

Për talentin francez interesim ka shfaqur edhe skuadra tjetër angleze Liverpool por edhe Borussia Dortmund.

Lyon e ka nën kontratë lojtarin deri në vitin 2023 dhe për ta lënë të lirë kërkon së paku 40 milionë euro. /Telegrafi/