Chelsea po mendon ta padisë Bayernin në FIFA për Hudson-Odoin

E publikuar: 11/01/2019 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjiganti gjerman Bayern Munich është skuadra më e interesuar për të nënshkruar me talentin anglez Caullm Hudson-Odoi.

Ka qenë drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic që ka konfirmuar se bavarezët janë gati të nënshkruajnë qysh në janar me yllin e ri anglez.

Bayernit i janë refuzuar tri oferta, 25, 35 dhe 40 milionë euro nga skuadra londineze Chelsea.

Klubi anglez është acaruar me sjelljen e Bayernit dhe po mendon ta padisë në FIFA.

Sipas asaj që ka raportuar Daily Mail, Chelsea po mendon të padisë Bayernin në FIFA pasi klubi gjerman ka filluar kontaktet me lojtarin me lejen e klubit.

Chelsea po dyshon se Hudson-Odoi dhe Bayerni kanë arritur një marrëveshje paraprake, para se klubi gjerman të dërgonte oferta në drejtim të tyre.

Edhe pse Chelsea ka refuzuar të gjitha ofertat, lojtari nuk ka pranuar ende rinovimin me klubin e tij.

Callum Hudson-Odoi. (Foto:Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

18-vjeçari po kërkon më shumë minuta nga Chelsea para se të nënshkruajë një kontratë të re afatgjate.

Kontrata aktuale e Hudson Odoi me Chelsean skadon në verën e vitit 2020, ndërsa klubi bardh e kaltër i ka ofruar ati kontratë të re deri në vitin 2024. /Telegrafi/