Chelsea përfshihet në garë për Sandro Tonalin, ‘Andrea Pirlon e ri’

E publikuar: 10/11/2018 09:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea është duke e monitoruar futbollistin e Brescias, Sandro Tonali, i cili njëherësh kërkohet nga klubet kryesore në Serie A, si Juventus, Inter, Roma dhe Napoli.

Derisa po vazhdon konkurrimi ndërmjet klubeve italiane për shërbimet e mesfushorit, së fundmi thuhet se Juve po e kryesor garën për futbollistin, i cili vlerësohet rreth 20 milionë euro.

Zonja e Vjetër dëshiron ta blejë futbollistin dhe pastaj ta huazojë te ndonjë klub tjetër pr të fituar përvojë. Ndër favoritët për huazim janë Sassuolo dhe Bologna.

18-vjeçari ka bërë paraqitje mbresëlënëse në Serie B dhe madje ka siguruar ftesën edhe për ekipin e parë të Italisë.

Ndërkohë që lëvizjet, pozicionimet taktike dhe madje edhe ecja, të kujtojnë legjendën Andrea Pirlo, i cili po ashtu ka dalë nga Akademia e Brescias.

Tonali bëri paraqitjen e parë në futbollin profesionist në gusht të vitit 2017 duke luajtur për Brescian në Serie B, ndërsa ishte 17 vjeçar.

Që atëherë, ai është zhvilluar si një mesfushor qendror dhe është i rregullt në formacionin bazë. Këtë edicion, ai ka luajtur në dhjetë ndeshje dhe ka dhuruar tri asistime. /Telegrafi/