Chelsea mendon transferimin e Zahas

E publikuar: 18/12/2017 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea po mendon rreth një lëvizje shokuese për lojtarin e Crystal Palacet, anglezin Wilfried Zaha.

Blutë e Londrës janë kampion në fuqi i Ligës Premier, por këtë sezon janë larg pritshmërive dhe duan të përforcohen për t’i arritur objektivat.

Sipas mediumit britanik The Mirror, anësori sulmues Zaha është shfaqur si një objektiv shokues transferimi për Chelsean.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit ndihmoi skuadrën e tij në mposhtën që ia bënë Chelseat më herët këtë sezon me një performancë të shkëlqyer në një fitore 2-1 për tre pikët e para të sezonit.

Momenti kur Zaha shëno ndaj Chelseat (Getty Images)

Nën drejtimin e trajnerit të ri, Roy Hodgson, ai ka parë një kthim të vërtetë në formë këtë sezon, ku shkëlqeu edhe në fitoren 3-0 në Leicester City gjatë fundjavës.

Chelsea po përpiqet të fitojë nga forma e shkëlqyer e 25-vjeçarit për klubin e tij këtë sezon dhe të tentoj transferimin e tij.

Sulmi i Bluve ka mbetur i ngadalshëm javët e fundit, ndërsa Eden Hazard dhe Pedro u treguan të çrregullt në kohë kur Antonio Conte kishte kërkuar një shkëndijë sulmuese.

Alvaro Morata ka rënë paksa nga forma e fillim-sezonit, ndërsa Michy Batshuayi duhet të kërkoj klub të ri gjatë janarit pasi nuk ka bindur trajnerin italian. /Telegrafi/