Chelsea i ofron pagë javore 337 mijë euroshe Hazardit

E publikuar: 05/12/2018 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea i ka ofruar Eden Hazardit një marrëveshje të re që kaf shifrat e 337 mijë eurove në javë.

Trajneri Maurizio Sarri nuk po dëshiron t’i humb shërbimet e sulmuesit belg, i cili është edhe lojtari kryesor i ekipit.

Por, 27-vjeçari – kontrata e të cilit mbaron në fund të sezonit të ardhshëm – është duke pritur ofertën e Real Madridit, shkruan Daily Mail.

Eden Hazard (Foto: Christopher Lee/Getty Images/Guliver)

Anësori ka qenë prej kohësh i lidhur me gjigantët spanjoll dhe në muajin shtator kishte pranuar se nuk e përjashton mundësinë e transferimit në Santiago Bernabeu.

“Unë e dua këtu Edenin, natyrisht, por kam plane afatgjate për të nëse dëshiron të qëndrojë, ka thënë kohët e fundit italiani.

Kujtojmë se së fundit mbrojtësi Cesar Azpilicueta nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me The Blues.

Ndryshe, futbollisti deri më tani ka pasur 221 paraqitje për Chelsean duke shënuar 76 gola. /Telegrafi/