Chelsea dëshiron transferimin e Higuainit me ulje çmimi

E publikuar: 15/02/2019 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtuesit e Chelseat janë të bindur se ata mund të nënshkruajnë Gonzalo Higuainin me një zbritje çmimi.

Higuain erdhi në janar te Chelsea pas një marrëveshje trepalëshe huazimi me Juventusin dhe Milanin.

Qëndrimi dhe performanca e reprezentuesit të Argjentinës në trajnim dhe ndeshje shpejt ka fituar zemrat e stafin dhe shokëve të skuadrës.

Argjentinasi aq shumë i ka bërë për vete saqë drejtuesit e Chelseat tashmë po diskutojnë për ta bërë huazimin e tij nga Juventusi të përhershëm.

Higuain duke festuar golin e parë me fanellën e Chelseat (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Aktualisht ekziston një opsion me vlerë prej 36 milionë euro, megjithatë Chelsea synon diçka tjetër.

Drejtuesit e klubit nga Stamford Bridge janë të bindur se do të negociojnë këtë çmim për të tentuar transferimin e tij me një çmim më të ulët.

Juventusi është i etur të largojë Higuainin nga librat e tyre dhe të dinë se ata nuk do të jenë në gjendje të fitojnë ndonjë ankand me çmim të lartë.

31-vjeçari në të kaluarën ka luajtur edhe për River Plate, Real Madridin dhe Napolin. /Telegrafi/