Chamberlain do të mungojë edhe në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’

E publikuar: 25/04/2018 19:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Liverpoolit dhe Anglisë, Alex Oxlade Chamberlain, do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit për Reds.

Por, ylli anglez nuk do të mungojë vetëm në ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampionëve dhe ato në Ligën Premier.

Sipas njoftimit zyrtar të Liverpoolit, Chamberlian do të mungojë edhe në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

24-vjeçari u lëndua në fitoren ndaj Romës me rezultat 5-2 në Anfield gjatë një dueli me Aleksander Kolarov në minutën e 15-të.

Ai ka lënduar ligamentin e gjurit dhe për këtë është informuar edhe trajneri i Përfaqësueses së Anglisë.

Chamberlain iu bashkua Liverpoolit në verën e 2017 për 40 milionë euro.

Në 41 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar pesë gola. /Telegrafi/