Çfarë sasie interneti konsumojnë videot e Youtube?

E publikuar: 12/10/2018 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëm një plan i shtrenjtë mund tu sigurojë internet pa limit çdo muaj, por nëse jeni si pjesa më e madhe e jonë me pako me GB të kufizuara ju do të doni të jini të kujdeshëm me qasjen në internet.


Videot janë konsumuesit më të mëdhenj të internetit njëherazi edhe ndër përmbajtjet më të shikuara.

Youtube është platforma më e madhe në botë e videove, njëkohësisht aq argëtues sa mund tu duket aq edhe kërcënuese mund të jetë për pakon e internetit.


Sa të dhëna konsumon Youtube?

Përveç telefonatave dhe SMS-ve, çdo gjë tjetër në telefonin tuaj konsumon internet kur nuk jeni në Wi-Fi.

WhatsApp, Spotify, rrjetet sociale, Youtube e shumë shërbime të tjera që përdorini pasojat i lënë në sasinë e internetit që keni në dispozicion.

Sasia e të dhënave që Youtube konsumon varet nga cilësia e videove që shikoni. Aplikacioni ofron disa nivele cilësie nga 144p deri në cilësi 4K 2160p.

Vetë Youtube ofron këtë informacion për cilësitë e ndryshme të videove.

Për një video 4K, Youtube rekomandon shpejtësi inteteri nga 500 deri në 2,000Kbps dhe mesatarja i bie të jetë 1,250Kbps.

Nëse e ndajmë me 1,000 i bie që duhen 1.25Mbps (megabit për sekondë). Meqë duhen 8 bit për 1 bajt, kjo video konsumon mesatarisht 0.156 megabajt për sekond.

E shumëzojmë për 60 sekonda që mund të jetë një video shembull 480p dhe del se ajo konsumon 9.375 megabajt për minutë ose afro 10MB.

Gjatë një orë video, në cilësinë 4K do të konsumonte 562.5MB.

Konsumi i Youtube dhe Cilësia

Duke aplikuar të njëjtën formulë kemi ndarë cilësitë e ndryshme të videove sipas konsumit që kanë.

Për çdo video mbi 720p, Youtube ofron teknologjinë 60FPS, pra video më të embla për syrin por edhe me më shumë konsum.

  • 144p: Youtube nuk ofron një bitrate të nevojshëm për këtë cilësi
  • 240p: 225MB në orë
  • 360p: 315MB në orë
  • 480p: 562.5MB në orë
  • 720p me 30FPS: 1237.5MB(1.24GB) në orë
  • 720p me 60FPS: 1.86GB në orë
  • 108op me 30FPS: 2.03GB në orë
  • 1080 me 60FPS: 3.04GB në orë
  • 1440p (2K) me 30FPS: 4.28GB në orë
  • 1440p (2K) me 60FPS: 6.08GB në orë
  • 2160p (4K) me 30FPS: 10.58GB në orë
  • 2160p (4K) me 60FPS: 15.98GB në orë

Për referencë 480p konsiderohet si cilësi standarde ndërsa 1080p quhet Full HD. Sakaq videot 4K nuk janë aq të përhapura por shumë kanale e ofrojnë.

Me një paketë mesatare interneti në Shqipëri prej 3GB ju do të konsumoni internetin për 1 orë me një video 60 minutëshe 1080p. /PCWorld Albanian