CEO i Uber, makinat fluturese realitet pas 10 vitesh

E publikuar: 20/02/2018 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi ekzekutiv i Uber Technologies, Dara Khosrowshahi tha ditën e Marte se komercializimi i taksisë fluturese të Uber do të ndodhë në 10 vite.

Kompania krijuese e aplikacionit të shquar taksi tha se shpreson që makinat fluturuese të shndërrohen në një metodë të përballueshme financiarisht të transportit në masë.

Khosrowshahi lëshoi këtë deklaratë gjatë një forumi investitorësh në Tokjo gjatë vizitës së tij të parë në Azi si CEO i Uber.

Firma të tilla e shohin Japoninë si një treg me potencial të lartë dhe po shtojnë presione ndaj rregullatorëve për ti hapur rrugë aktivitetit dhe projekteve të tyre. /PCWorld Albanian