Carrick pritet të jetë trajner i Unitedit deri në fund të sezonit

E publikuar: 18/12/2018 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas humbjes 3-1 nga Liverpooli, Manchester Unitedi ka shkarkuar Jose Mourinhon nga detyra e trajnerit.

Djajtë e Kuq njoftuan se do të emërojnë një trajner të përkohshëm dhe pastaj në fund të sezonit do të bëjnë një zgjidhje afatgjate.

Sipas Sky Sport, do të jetë Michael Carrick trajneri i ardhshëm i Man Utd pas shkarkimit të Special Ones dhe emërimi i tij do të ndodh brenda 48 orëve. Anglezi ishte pjesë e stafit të Mourinhos, kështu që ai tashmë është i njohur me grupin e lojtarëve.

Michael Carrick në ndeshjen e tij finale me Man Utd (Foto: Ross Kinnaird/Getty Images/Guliver)

Kujtojmë se Carrick ishte pjesë e Man Utd për 12 sezone dhe ishte një nga lojtarët më të mirë në histori të klubit.

Si mesfushor ai u paraqit në 464 ndeshje ku shënoi 24 gola dhe dhuroi 40 asistime. Por, përkundër këtyre statistikave, ai kujtohet si një lojtar mjaft i mençur që në kohën e tij organizoi çdo gjë në mesfushën e Unitedit.

Ndeshja e ardhshme e Man Utd në Ligën Premier është ndaj Cardiffit, ndërsa aktualisht renditen në pozitën e gjashtë me 26 pikë.

Në fazën e parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve skuadra angleze do të përballet me Paris Saint Germainin. /Telegrafi/