Carlos Vela, i hapur për transferim në Barcelonë

E publikuar: 25/10/2019 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
(Foto Getty Images)

(Foto Getty Images)
Carlos Vela është i hapur për t’u transferuar në Barcelonë. Sulmuesi i rrezikshëm, i cili po shkëlqen në futbollin amerikan, ishte afër kalimit tek gjiganti katalunas edhe në fillim të këtij viti

Carlos Vela nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u transferuar tek Barcelona.

Sulmuesi i rrezikshëm ishte afër kalimit tek gjiganti katalunas në janar të këtij viti, ndërsa është i hapur që një gjë e tillë të ndodhë në janar të vitit 2020.

Sulmuesi po shfaq formë të shkëlqyeshme në Major League Soccer këtë vit.

Ai i ka realizuar plot 36 gola në 32 ndeshje.

Mbrëmë, Vela e ka ndihmuar ekipin LAFC ta fitojë ndeshjen gjysmëfinale kundër LA Galaxy në derbin “El Trafico”.

Duke folur për “New York Times”, ai thotë se do të ishte i hapur për t’iu bashkuar Barcelonës në janar.

“Kush do të thoshte jo për të luajtur me Messin për katër muaj dhe më pas të rikthehet në LA?”, ka thënë Vela.

“Shko shijoje atë eksperiencë, mëso dhe më pas kthehu në shtëpi”, ka përfunduar ai. /Gazeta Express/