Carlos Sanchez bëhet lojtari i dytë që më së shpejti ndëshkohet me karton të kuq në botërore

E publikuar: 19/06/2018 14:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kolumbia është duke barazuar pas pjesës së parë në ndeshjen e grupit H.

Kolumbianët që u panë si favoritë kryesor kanë pësuar golin e parë në të gjashtën minutë nga Japonia.

Carlos Sanchez (Getty Images)

Ishte Shinji Kagawa që realizoi një penalti pas ndërhyrjes së palejuar të Carlos Sanchezit.

Ky i fundit mori edhe karton e kuq pas vetëm dy minuta e 56 sekondash, i cili rezulton të jetë i dyti më i shpejti në histori të botërorëve.

Theksojmë se rekordi mbahet nga Jose Alberto Batista i Uruguait, i cili u skuq vetëm pas 54 sekondash në përballjen me Skocinë në vitin 1986.

Sanchez u ndëshkua me të kuq pasi ndali me dorë topin brenda zonës së rreptësisë.

Golin e barazimit për kolumbianët e shënoi Quintero, gjashtë minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Pos Japonisë dhe Kolumbisë, në këtë grup gjenden edhe Polonia dhe Senegali që do të takohen në ora 17:00. /Telegrafi/