Cana: Ja kush është fajtori për humbjen ndaj Serbisë

E publikuar: 08/10/2015 23:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lorik Cana merr përgjegjësin për humbjen ndaj Serbisë.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka thënë se ai e merr përgjegjësinë për humbjen ndaj Serbisë, pasi duhej të ishte më këmbëngulës për tu rreshtuar më mirë.

“Mund ta marrë edhe përgjegjësinë për këtë ndeshje, pasi duhet të isha më këmbëngulës për tu rreshtuar më mirë në disa raste. Përpara merrnim gol nga frika që po pësojmë gol, ndërsa tash po pësojmë gola nga dëshira për të shënuar, por kemi edhe një ndeshje pas tre ditëve dhe shpresojmë se atje do të marrim rezultatin e duhur”, tha Cana për Supersport.

Ai po ashtu tregoi edhe pse skuadra pësoj dy gola në fund të ndeshjes.

“Është hera e dytë që pësojmë gol në minutat e fundit, ndërsa sonte ishte më evidente e sonte nëse nuk e kishim fuqinë e fundit për të shënuar gol, atëherë nuk duhet të kishim pësuar gol. Trajneri na tha që të mos ikim përpara, por kjo nuk e kemi mjaftueshëm është një gabim i jonë nga mos përqendrimi dhe nga dëshira për të shënuar. Ekipi tregoj dëshirë për të fituar dhe kjo na kushtoj shumë, pasi në minutat e fundit duhet të kishim shkuar me barazim, pasi në Armeni do të luanim për dy rezultate”.