Butoni “Try Now” në Play Store identifikon aplikacionet e çastit

E publikuar: 21/10/2017 02:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google shtoi një buton të ri “Try Now” për aplikacionet Android në Play Store i cili përfaqëson funksionalitetin e ri të Android, Aplikacionet e Çastit.

Këto aplikacione u prezantuan për herë të parë vitin e kaluar dhe ishin të disponueshme për të gjithë zhvilluesit duke filluar nga muajit Maj.

Përdoruesit kanë mundësi të provojnë një aplikacion të ri pa qenë të detyruar ta shkarkojnë dhe instalojnë atë.

Në terësi kjo arrihet duke shfrytëzuar hapësira të ndryshme brenda aplikacionit njëlloj sikur të navigonit faqe specifike të një uebsajti.

Qëllimi është që përdoruesit të kenë akses të shpejtë në një eksperiencë të përafërt me aplikacionin e plotë.

Me funksionalitetin e ri Google gjithashtu tregon se cilët aplikacione ofrohen edhe në formën e aplikacioneve të çastit.

Zhvilluesit kanë në duart mjetet e zhvillimit të tyre që nga Konferenca e Zhvilluesve I/O të cilët pritet të zgjerojnë këtë ekosistem krahas aplikacioneve të zhvilluara nga Google për qëllime testimi.