Bushati: Albini “vdes” nëse tash nuk kundërshton oligarkët dhe ndërkombëtarët

E publikuar: 30/10/2019 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari nga Shqipria, Andi Bushati i ftuar në emisionin Pressing të T7 ka thënë se nëse kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, dhe njëkohësisht fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, gjatë kohës sa të qeverisë me vendin nuk kundërshton oligarkët dhe ndërkombëtarët, andaj ai mund të “vdes” politikisht.

“Albini mund të “vdes”, nëse nuk kundërshton oligarkët dhe ndërkombëtarët njëjtë si e bënte gjatë kohës sa ishte në opozitë. Sepse të jesh në pushtet nuk është njëjtë si në opozitë. Në opozitë t’i kundërshtosh oligarkët dhe ndërkombëtarët nuk është e lehtë”, ka thënë Bushati.

Ai gjithashtu tha se në Shqipëri nuk kemi liderë të tillë si Albin Kurit.

“Kurti është një njeri që beson tek idetë e veta dhe kjo gjë është e rrallë. Ne jemi mësuar të kemi politikanë që sot janë të djathtë e nesër të majtë, e kam fjalën për Shqipërinë”, është shprehur Bushati.