Burri dhunon ish-gruan, nuk e lejon të hyjë në banesë

E publikuar: 11/04/2015 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë në Shkodër është denoncuar në polici nga ish-bashkëshortja e tij.

Gjatë ditës së djeshme u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen S.F., banuese në Lagjen “Tre Heronjtë” Shkodër, pasi ish-bashkëshorti i saj Frrok F., banues në Lagjen “Tre Heronjtë”, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Mësohet se i padituri nuk e lejon të dëmtuarën që të hyjë në banesën e përbashkët ku ata jetojnë, pasi ndodhen në proces divorci. Gruaja ka thënë se ky veprim i ish- bashkëshortit është i përsëritur, çka e ka detyruar të këkrkojë ndihmë në polici.