Bullgaria ul tarifat roaming me vendet e Ballkanit Perendimor

E publikuar: 03/11/2017 17:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një memorandum në nivel qeveritar mbi tarifat roaming do të nënshkruhet brenda muajit me vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Bosnjë Herzegovinën, Republikën e Maqedonisë, Serbinë dhe Malin e Zi, tha ministri bullgar i Transportit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Ivaylo Moskovski ditën e djeshme.

Kjo marrëveshje lejon kompanitë e telekomunikacionit të nënshkruajnë marrëveshje për uljen e çmimeve.

Ne nuk mund të kemi një pagesë prej 6-7 leva (njësia monetare bazë e Bullgarisë) në minutë me Republikën e Maqedonisë, Bosnjën ose Serbinë. Këto janë çmime tejet të larta,” tha Moskovski, duke shtuar se pret që operatorët të nënshkruajnë marrëveshjen deri në fund të vitit 2017.

Ai tha se gjatë presidencës së Këshillit Bullgar në Bashkimin Europian në vitin 2018, detyra kryesore e Bullgarisë do të ishte integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.