Brnabiç: Për Kosovën kompromis historik

E publikuar: 28/06/2017 21:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidatja për kryeministre të Serbisë, Ana Brnabiç, ka folur për herë të parë për Kosovën gjatë shpalosjes së programit të saj qeverisës.

Ajo i është drejtuar deputeteve të Kuvendit të Serbisë, një pjesë e së cilëve nuk e duan pasi ajo është lesbike, kurse pjesa tjetër pasi është propozimi i presidentit Vuçiç. Brnabiç ka përmendur një kompromis historik për Kosovën, por nuk ka saktësuar se çfarë do të ishte ai.

Ana Brnabiç, kandidatja për kryeministre të Serbisë, ka nisur të shpalos programin e saj qeverisës. Votimi për të paren kryeministre femër dhe gej në Serbi pritet të bëhet dy ditët e ardhshme. Të premten Brnabiç pritet të jap betimin.

E propozuar nga presidenti, Aleksandar Vuçiç, ajo ka thënë se dëshiron një Serbi që do të ndjek shoqëritë e zhvilluar. Me Kosovën, sipas saj, Serbia duhet të bëj një kompromis historik.

“Ne duam të vazhdojmë dialogun me shqiptarët dhe do të angazhohemi për një politikë përmirësimit të marrëdhënieve me institucionet e përkohshme në krahinën tonë. Duke ndihmuar ekonomikisht serbët dhe është urgjente formimi i asociacionit të komunave Serbe”, shprehet Ana Brnabiç, kandidate për kryeministre, Serbi, njofton Top Channel.

Ajo është kundërshtuar nga opozita pasi nuk pranohet si propozim i Vuçiç, ndërsa edhe nga një pjesë e vogël e qeverisjes për shkak të orientimit të saj seksual.

Zgjedhja e saj në qeverinë serbe konsiderohet si tentim për ta kthyer qeverinë serbe në organizim ekspertësh. Por, edhe një marketing politik.