Britania përgatitet për vizitën e Presidentit Trump

05.07.2018 18:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Britania përgatitet për vizitën e Presidentit Trump

Presidenti Trump pritet të shkojë në Britani më 12 korrik për udhëtimin e parë të tij si president në këtë vend që është një prej aleatëve më të vjetër të Amerikës, megjithëse kjo nuk do të jetë një vizitë shtetërore. Siç njofton nga Londra korrespondenti Henry Ridgewell, forca e kësaj aleance speciale është vënë në provë kohët e fundit dhe pritet që protesta masive të shoqërojnë vizitën e udhëheqësit amerikan në Britani:

Britania është goditur nga një valë të nxehti, si nga klima atmosferike ashtu edhe ajo politike. Vizita e pritshme e Presidentit Trump ka mobilizuar ata që kundërshtojnë politikat e udhëheqësit amerikan për tema si imigracioni apo ndryshimet klimatike:

“Do të dal për të protestuar. Nuk jam nga ata që shkojnë në demonstrata, por këtë radhë besoj me forcë se ai nuk është i mirëpritur,” thotë një banore.

“Nuk jam krejt dakord me shumë gjëra që ai ka bërë por gjithashtu mendoj se ka bërë plot gjëra të mira për Amerikën. Prandaj e mbështes vizitën, ai është aleat i yni,” thotë një banor.

“Do i vlejë që të vijë të shohë reagimin që kanë njerëzit këtu ndaj tij,” thotë një banor i Londrës.

Në Londër janë planifikuar protesta, por ato do të jenë larg pikave ku do të ndodhet presidenti:

“Nuk duam një grup të vogël por shumë të zhurmshëm dhe agresiv të portretizohet si popullata e gjerë britanike,” thotë David Sergeant i Institutit për Politika Konservatore.

Presidenti Trump dhe Kryeministrja Theresa May patën një fillim të mirë me takimin në Shtëpinë e Bardhë në 2017, por tani marrëdhënia mes tyre është vënë në provë:

“Ripostimi i videos së esktremit të djathtë nga Presidenti Trump shkaktoi një stuhi debatesh në parlament si dhe protesta në rrugë. Tani ai po vjen këtu ndërkohë që po vendos tarifa kundër Evropës, kur po tërhiqet nga marrëveshja me Iranin dhe ndërkohë që ka pasur një stuhi negative mediatike për politikat e tij për të ndarë fëmijët nga prindërit,” thotë Leslie Vinjamuri e Grupit të Politikave “Chatham House”.

Vizita e zotit Trump ndodh në një periudhë kritike për Britaninë, ndërsa finalizon largimin nga BE-ja. Qeveria britanike beson se një marrëdhënie e fortë ekonomike dhe sigurie me Shtetet e Bashkuara është jetike për një të ardhme të suksesshme jashtë Bashkimit.

“Në epokën e Brexitit duhet të ndërtojmë aleanca në të gjithë globin. Nuk ka aleancë më të fortë se ajo që kemi me Shtetet e Bashkuara,” thotë analisti Sergeant.

Tani ngrihet pyetja nëse edhe Presidenti Trump e konsideron po aq të rëndësishme marrëdhënien me Britaninë:

“Besoj se do të riafirmohet marrëdhënia e Amerikës me Britaninë, si dhe mund të ketë një formë angazhimi për një marrëveshje tregtare, por nuk pres të shohim shumë rezultate konkrete pasi zoti Trump të largohet. Vëmendja do të rikthehet tek tema si bashkëpunimi në sferën e sigurisë dhe NATO-ja,” thotë analistja Vinjamuri.

Presidenti Trump do të shkojë në Londër pas takimit të NATO-s në Bruksel. Pas Londrës ai shkon në Helsinki për takim me Presidentin Putin.

“Këto janë takime shumë më të rëndësishme për presidentin amerikan se vizita në Londër,” thotë analistja Vinjamuri.

Ndërkohë që mijëra vetë përgatiten për protesta masive, perceptimi që do të krijojë vizita në të dyja anët e Atlantikut do të ketë rëndësi të konsiderueshme në matjen e suksesit.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Spektri politik i Kosovës në udhëkryq për dialogun

Spektri politik i Kosovës në udhëkryq për dialogun

“Do qëndroj në kuvend që të ju shoh prapa grilave” – sa e ka afër Anton Quni, t’i dërgojë në burg Thaçin e Veselin

“Do qëndroj në kuvend që të ju shoh prapa grilave” – sa e ka afër Anton Quni, t’i dërgojë në burg Thaçin e Veselin

Për shkak të taksës, anulohet vizita e gjeneralit amerikan

Për shkak të taksës, anulohet vizita e gjeneralit amerikan

Media serbe: Arbitrazhi, zgjidhje e mundshme për Trepçën

Media serbe: Arbitrazhi, zgjidhje e mundshme për Trepçën

Sërish opsione për zgjidhjen e “çështjes” së Kosovës

Sërish opsione për zgjidhjen e “çështjes” së Kosovës

Italia e Kosova kryesojnë, Serbia në top-5 nga vendet që importojnë më së shumti produkte shqiptare

Italia e Kosova kryesojnë, Serbia në top-5 nga vendet që importojnë më së shumti produkte shqiptare

Grabovci: Konjufca nëse ka qenë pjesë e SHIK’ut nuk duhet të turpërohet

Grabovci: Konjufca nëse ka qenë pjesë e SHIK’ut nuk duhet të turpërohet

Do t’i besoja hulumtuesit britanik, sikur…?!

Do t’i besoja hulumtuesit britanik, sikur…?!

Kosova, nder dhe detyrë”, logoja e 11 vjetorit të pavarësisë

Kosova, nder dhe detyrë”, logoja e 11 vjetorit të pavarësisë

Institucionet shtetërore duhet të gjejnë mënyrë për hapjen e dosjeve të të gjithë spiunëve

Institucionet shtetërore duhet të gjejnë mënyrë për hapjen e dosjeve të të gjithë spiunëve

Gazeta proevropiane serbe: Thaçi u intervistua para disa javësh nga Tribunali Special

Gazeta proevropiane serbe: Thaçi u intervistua para disa javësh nga Tribunali Special

Dyshime se institucionet mikrofinanciare po përfitojnë kundërligjshëm

Dyshime se institucionet mikrofinanciare po përfitojnë kundërligjshëm

Arrestohen persona të dyshuar për “Mundësim në prostutucion & ofrim i lokaleve për prostutucion, si dhe marrje me prostutucion”

Arrestohen persona të dyshuar për “Mundësim në prostutucion & ofrim i lokaleve për prostutucion, si dhe marrje me prostutucion”

Times: Serbia në BE vetëm pas njohjes së pavarësisë së Kosovës

Times: Serbia në BE vetëm pas njohjes së pavarësisë së Kosovës

PSD-ja thotë se Kushtetuesja vlerësoi pozitivisht nismën e Dërgutit për një amendament

PSD-ja thotë se Kushtetuesja vlerësoi pozitivisht nismën e Dërgutit për një amendament

Kultivonte kanabis në banesë, pranga shqiptarit në Angli

Kultivonte kanabis në banesë, pranga shqiptarit në Angli