“Brexit” mund të mos ndodhë

E publikuar: 21/10/2016 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumica e britanikëve kanë votuar për ta dalë nga Bashkimi Evropian, por, gjithçka tjetër rreth “Brexit” është e paqartë

Kur, si dhe në çfarë mënyra Britania e Madhe do ta braktisë Bashkimin Evropian janë shumë të paqarta dhe të pasigurta, të cilat krijojnë shqetësim te ndërmarrjet.

Tre të katërtat e udhëheqësve mendojnë t’i bartin ndërmarrjet e tyre nga Britania e Madhe, pasi ajo të dalë nga BE-ja, transmeton Express.

Përderisa javën e kaluar, funta pësoi rënie, këtë javë, “Dhoma e tregtisë amerikane”, e cila është grupi më i madh i ndërmarrjeve amerikane në Britani, paralajmëron se një “Brexit i vështirë”, në të cilin Britania e Madhe e humb lidhjen preferenciale që ka me tregjet evropiane, mund të largojë edhe investimet amerikane, të cilat vlejnë 600 miliardë dollarë.

Tani, një rast i gjykatës ndërlikon edhe më shumë gjërat. Verdikti i cili mund të bëhet i ditur në javët e ardhshme, mund t’ia vështirësojë kryeministres Theresa May, mbajtjen e premtimeve që zyrtarisht të fillojë procesin e largimit nga BE, në mars të vitit 2017.

Ka mundësi që ky rast i gjykatës ta ndalë të gjithë procesin e “Brexit”, transmeton Express.

Veprimi i Parlamentin, i cili nxori rregullat e referendumit për anëtarësinë në BE nuk e bënë këtë votë juridikisht të obligueshme. Kjo ishte një nga arsyet që pas mbajtjes së referendumit, më 23 qershor, avokatët filluan ta procedojnë vlefshmërinë e tij.

Me Theresa May në qeveri, e palëkundur në pozitën e saj se Brexit do të thotë dalje dhe ndarje përfundimtare nga BE-ja, i gjithë fokusi u kthye në atë se kush e posedon fuqinë që të përcaktojë hapat e mëtutjeshëm të procesit të largimit nga Bashkimi Evropian.