Brenda një dite raportohen gjashtë raste të posedimit me drogë

E publikuar: 29/03/2019 12:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Kosovë gjatë ditës së djeshme janë raportuar gjashtë raste të posedimit të substancave narkotike, të gjitha këto kanë qenë në qytete të ndryshme.
Policia tha se një nga këto raste është paraqitur në Kampusin Universitar të Prishtinës, ku është arrestuar një i dyshuar pasi në trup i janë gjetur 1.5 gram.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe i është konfiskuar 1.4 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, shkruan Policia.

Po ashtu edhe në Kalanë e Harilaqit është konfiskuar drogë dhe është arrestuar një i dyshuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë verifikimit dhe kontrollit nën ulësen e shoferit në automjetin e tij i është gjetur dhe i është konfiskuar një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë 1.50 gr. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në raportin e Policisë.

Raste të njëjta ka në Gjilan dhe në Suharekë ku janë dy të arrestuar dhe ka të konfiskuar drogë.

“Është ndaluar nga Policia i dyshuari mashkull moshë e mitur K/Shqiptar, pasi që gjatë verifikimit dhe kontrollit në trupin e tije i janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 6.4 gr. I dyshuari pas intervistimit në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës me vendim të prokurorit, dërgohet për 24 orë në qendrën e mbajtjes”.

“Është ndaluar nga Policia një automjet me tabela shqiptare, me vozitës të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, tek i cili gjatë verifikimit dhe kontrollit në automjetin e tij i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 4.06 gr. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në raportin e Policisë.

Në qytetin e Pejës është gjetur një sasi më e vogël e substancave narkotike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, tek i cili gjatë verifikimit dhe kontrollit në trup i është gjetur dhe i është konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes”, shkruhet në raportin e Policisë më tej.

Po ashtu edhe në Pikën Kufitare në Vërmicë është arrestuar një i dyshuar ku edhe janë konfiskuar 3.78 gram drogë.