BQK-ja rishikon tarifat e sigurimit për kategoritë e automjeteve për pasagjer

01.11.2019 12:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
BQK-ja rishikon tarifat e sigurimit për kategoritë e automjeteve për pasagjer

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas legjislacionit në fuqi është institucion i pavarur dhe përgjegjës për licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e institucioneve financiare në Republikën e Kosovës.

Një ndër objektivat kryesore të saj është që të nxisë dhe të mbajë një sistem financiar stabil, i cili ofron sigurinë e nevojshme për të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve financiare.

Në këtë kuadër, njëra ndër fushat kryesore të përgjegjësisë së BQK-së ka të bëjë me sektorin e sigurimeve, ku BQK në vazhdimësi angazhohet për mbrojtjen e interesave të policëmbajtësve, duke siguruar kushtet e nevojshme që të dëmtuarit të trajtohen në përputhje me kushtet e përcaktuara me kontratën e sigurimit.

Për këtë qëllim, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, duke vepruar në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe duke u bazuar edhe në Raportin Vlerësues të Rishikimit të Stabilitetit të Sektorit Financiar 2019 të kryer nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka filluar procesin e rishikimit dhe vlerësimit të primit të rrezikut për sigurimin e detyrueshëm nga auto përgjegjësia.

Çmimet aktuale të primeve për sigurimin e detyrueshëm nga auto-përgjegjësia ndaj palës së tretë kanë mbetur të pandryshuara që nga viti 2001.

Në këtë periudhe të gjatë që nga koha kur ato janë përcaktuar, në tregun ku operojnë kompanitë e sigurimeve kanë ndodhur zhvillime të shumta, të cilat në mënyra të ndryshme kanë pasur ndikim mbi kompanitë e sigurimeve si dhe policëmbajtësve dhe e kanë bërë të domosdoshëm inicimin e rishikimit të këtyre çmimeve në mënyrë që ato të reflektojnë në mënyrë më adekuate kushtet e tregut.

Në kuadër te faktorëve kryesorë që kanë ndikuar kushtet e tregut gjatë kësaj periudhe, përfshihen:

· Rritja e numrit të dëmeve dhe rritja e vlerës së pagesës së dëmeve, posaçërisht të automjeteve të kategorisë I;

· Rritja e shumës së detyrueshme minimale të sigurimit për kontraktimin e sigurimit të autopërgjegjësisë me hyrjen në fuqi të Ligjit nr.04/L-018 për sigurimin e detyrueshëm nga auto-përgjegjësia në vitin 2011;

· Efekti i aplikimit të sistemit Bonus-Malus në zbatim që nga viti 2013 dhe që sipas llogaritjeve dhe trendit rënës të të ardhurave të siguruesve për efekt të Bonus Malusit. Sipas kalkulimeve të bëra është projektuar që në fund të vitit 2019 këto të ardhura të zbriten për rreth 19 përqind dhe se 93-94 përqind të policëmbajtësve nuk shkaktojnë aksident prandaj edhe përfitojnë bonus që shkakton edhe të ardhura më të ulëta për siguruesit;

· Dhe veçanërisht shkalla e inflacionit, e cila ka ndikuar drejtpërsëdrejti në rritjen dhe mbulimit të kostos së dëmeve, si për nga çmimet e riparimit tek dëmet materiale, por edhe si pagë me rastin e kompensimit të fitimit të humbur apo mbajtjes së humbur tek dëmet jomateriale, si pasojë e rritjes së pagës mesatare.

Si rezultat i zhvillimeve të lartcekura, është ndërmarr studimi aktuarial, i cili ka sugjeruar për rritje të tarifave të Kategorisë I (automjete me pasagjerë) për 36.56%. Megjithatë, BQK në vlerësimin e saj ka identifikuar disa faktorë të cilët nuk janë reflektuar plotësisht në raportin aktuarial, prandaj edhe ka refuzuar kërkesën e kompanive të sigurimit për ndryshim të tarifave duke u bazuar në atë raport.

Sidoqoftë, BQK-ja vlerëson se kompanive të sigurimit duhet t’u mundësohet përshtatja e tarifave të Kategorisë I për shkallën e inflacionit të ndodhur gjatë periudhës 2002-2018 në mënyrë që këto tarifa të sigurimit të reflektojnë sa më mirë kushtet aktuale të ekonomisë.

Përshtatja e tarifave për kushtet e inflacionit ka ndikim të drejtpërdrejtë në forcimin e qëndrueshmërisë së këtij sektori, duke rritur kështu aftësinë e kompanive të sigurimit për kompensim të drejtë dhe me kohë të dëmeve për policëmbajtësit.

Prandaj, me qëllim që tarifat e sigurimit të reflektojnë më mirë zhvillimet në ekonominë e vendit dhe në këtë mënyrë të krijojnë kushtet për rritjen e qëndrueshmërisë së sektorit të sigurimeve, si dhe përmbushjes së rekomandimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për rishikim të tyre, Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më datën 31 tetor 2019, bazuar në nenin 36 paragrafi 1, nën paragrafi 1.17 të Ligjit nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 8 paragrafi 5 të Ligjit nr. 04/L-018 për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia, si dhe nenin 5 paragrafi 2, nenin 7, paragrafi 7 të Rregullores për përcaktimin e strukturës së primit për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia, ka marrë vendim për ndryshimin e tarifave të primit të sigurimit të detyrueshëm nga auto-përgjegjësia për kategorinë e mjeteve për pasagjerë (grupi tarifor I).

Sipas këtij Vendimi, BQK-ja ka kërkuar nga siguruesit që t’i përshtatin tarifat aktuale të primit të sigurimit të detyrueshëm nga autopërgjegjësia për grupin tarifor I, të cilat janë në fuqi që nga data 1 korrik 2001, me normën e inflacionit zyrtar të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës të datës 01.01.2002 deri më 31.12.2018. Përshtatja e tarifës së primeve përkatëse me inflacion duhet të bëhet duke zbritur normën e tatimit në qarkullim prej 5 përqind e cila ka qenë në fuqi deri më 25 korrik 2019 me hyrjen në fuqi të Ligjit nr. 06/L -105 për tatimin në të ardhurat e korporatave, ku siguruesit ju nënshtrohen tatimit në fitim.

BQK-ja do të intensifikojë angazhimin e saj me qëllim që sektori i sigurimeve të jetë në zbatim të plotë të legjislacionit dhe rregullativës në fuqi. Në këtë drejtim, në periudhën në vazhdim BQK-ja do t’i kushtojë vëmendje të veçantë zbatimit të kërkesave ligjore dhe rregullative. Moszbatimi i kërkesave të tilla nga siguruesit do të përcillet me masa adekuate administrative, duke mos përjashtuar edhe revokimin e licencave për kompanitë të cilat nuk zbatojnë legjislacionin në fjalë. /Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Një muaj paraburgim të dyshuarit që kërcënoi togerin serb të FSK-së

Një muaj paraburgim të dyshuarit që kërcënoi togerin serb të FSK-së

Mësimi në distancë nuk i realizoi objektivat

Mësimi në distancë nuk i realizoi objektivat

Kosova vendi më pro-amerikan në Ballkan, sipas Institutit amerikan

Kosova vendi më pro-amerikan në Ballkan, sipas Institutit amerikan

Riatdhesohen 300 persona nga Turqia në Kosovë

Riatdhesohen 300 persona nga Turqia në Kosovë

Dorëzohet kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe Haki Abazit

Dorëzohet kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe Haki Abazit

Maqedonia e Veriut: Virusi rrit papunësinë në mesin e të rinjve

Maqedonia e Veriut: Virusi rrit papunësinë në mesin e të rinjve

‘Fake News’-i nga media italiane/ Rama: Plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës! Këta janë opozitarët që…

‘Fake News’-i nga media italiane/ Rama: Plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës! Këta janë opozitarët që…

Zaev: Kërkesa e BDI-së! Le ta harron me ne koalicionin me këtë kusht

Zaev: Kërkesa e BDI-së! Le ta harron me ne koalicionin me këtë kusht

Kaloi programi i Qeverisë Hoti

Kaloi programi i Qeverisë Hoti

Kërkohet ndihma e qytetarëve për arrestimin e Tush (Nue) Frrokaj nga Gjakova

Kërkohet ndihma e qytetarëve për arrestimin e Tush (Nue) Frrokaj nga Gjakova

Haziri: Të zbardhet vrasja e gazetarit Bardhyl Ajeti

Haziri: Të zbardhet vrasja e gazetarit Bardhyl Ajeti

Thaçi e Metën takohen në Shqipëri: Biseduam për dialogun Kosovë-Serbi

Thaçi e Metën takohen në Shqipëri: Biseduam për dialogun Kosovë-Serbi

Hoti nuk ka vendosur ende për vetingun

Hoti nuk ka vendosur ende për vetingun

Nga protestat e dhunshme dhe kaosi në disa qytete të SHBA

Nga protestat e dhunshme dhe kaosi në disa qytete të SHBA

Hoti: Objektivat dhe prioritetet e para tona janë, luftimi i pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike

Hoti: Objektivat dhe prioritetet e para tona janë, luftimi i pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike

Ja pse po kërkohet paraburgim për një serb

Ja pse po kërkohet paraburgim për një serb