Borxhi, arsyeja e vrasjes në Pejë

E publikuar: 24/02/2017 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazeta Express merr vesh se motivet që kanë çuar deri te vrasja e sotme në Pejë, kanë të bëjnë me një borxh parash që kanë pasur mes vete familjarët.

56-vjeçari Brahim Neziri nga fshati Zahaq i Pejës, u dërgua në spitalin e Pejës të premten pa shenja jete, lajmin e ka konfirmuar për Express shefi i repartit të emergjencës, Besnik Ibraj.

Viktima ka pasur një plumb në gjoks, që ka qenë vdekjeprurës dhe është sjellë pa shenja jete në Emergjencen e spitalit rajonal në Pejë. Ndërsa djali i tij ka qenë i plagosur në dorë, i është ofruar ndihma e shpejtë e më pas është liruar nga spitali- ka thënë ndër të tjera për Express, shefi i repartit të emergjencës, Besnik Ibraj.