Borell: I kuptoj ata që thonë se kosovarët s’do të më duan, pasi Spanja se njeh Kosovën

03.12.2019 17:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Borell: I kuptoj ata që thonë se kosovarët s’do të më duan, pasi Spanja se njeh Kosovën

Që nga 1 dhjetori i këtij viti, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borell, është emëruar në postin e shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian. Diplomati spanjoll në këtë pozitë do ta zëvendësojë italianen, Federia Mogherini, duke marrë kështu automatikisht edhe detyrën e kryeneogciatorit të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Megjithatë fakti që Borell vjen nga një shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës nga analistë të ndryshëm është parë si çështje problematike. Por diplomati spanjoll në një intervistë për gazetën kroate “Vercenji.hr’, ka thënë se nuk e sheh si problematike për punën e tij, faktin që Spanja vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Jo, pse do të duhej të ishte një problem?”, ka thënë Borell, transmeton Gazeta Express.

Tutje ai ka thënë se në pozitën e kryediplomatit të Bashkimit Evropian do të marrë detyra të tjera dhe se nuk do të veprojë si ministër spanjoll.

Megjithatë Borell është i vetëdijshëm për faktin që kosovarët mund edhe të mos e duan për faktin që Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Unë nuk do të veproj si ministër spanjoll, pasi do të marrë obligime të reja. Unë e kuptojë që kosovarët nuk do të më duan, për faktin se Spanja nuk e njeh Kosovën. Por imagjinoni nga ana tjetër, që unë vij nga një vend që e njeh Kosovës. Në këtë rast serbët nuk do të më donin. Këtu ekziston një asimetri e caktuar. E pranoj Kosovën, dikush është i pakënaqur. Nuk e njoh Kosovën, dikush tjetër është i pakënaqur”, ka thënë Borell për gazetën kroate.

Përveç tjerash, Josep Borell, ka thënë se në momentin që do të krijohet qeveria e re në Prishtinë ai do të vizitojë Kosovën, shtet për të cilin diplomati spanjoll thotë se kurr nuk ka qenë.

Ai gjithashtu ka thënë se do të vizitojë edhe Serbinë, ku ka qenë disa herë. Në këto dy vizita Borell ka thënë se do të diskutohet për atë se si do të mund të krijohet një qasje e re për zgjidhjen e problemeve në Ballkan.

“Do të diskutojmë më të dy palët për një qasje të re për zgjidhjen e problemeve në Ballkan, që është një prioritet për ne”, ka potencuar ndër të tjera shefi i ri i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian.

Një takim me Josep Borell e ka paralajmëruar edhe kreu i VV’së, Albin Kurti, i cili pritet që së shpejti të jetë edhe kryeministër i Republikës së Kosovës, në rast se do të arrihet ujdia për bashkëqeverisja me LDK’në.

Kurti ka thënë se Borell do të duhet të shkëputet nga dialogu që ka drejtuar italiania Federica Mogherini, dhe sipas kreut të VV’së nuk do të mund të ketë zgjidhje pa negociata, dhe nuk do të ketë negociata për çështje të territoreve.

E se nuk e do idenë e korrigjimit të kufijve e prekjen e hartave, Borell e ka thënë kohë më parë, duke rikujtuar se është kundër vendosjes së kufijve në baza etnike.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Cakaj: I falënderoj krerët e partive për marrëveshjen e unitetit për Preshevën

Cakaj: I falënderoj krerët e partive për marrëveshjen e unitetit për Preshevën

Nagavci: Thaçi i anshëm dhe kundër LV!, po dëshiron të krijoj huti te qytetarët e presion tek LV!

Nagavci: Thaçi i anshëm dhe kundër LV!, po dëshiron të krijoj huti te qytetarët e presion tek LV!

Prizren/ Burri vrau bashkëshorten nga xhelozia. Gjykata dënon shtetin pse se mbrojti, 95 mijë euro për fëmijët

Prizren/ Burri vrau bashkëshorten nga xhelozia. Gjykata dënon shtetin pse se mbrojti, 95 mijë euro për fëmijët

Atentati me armë zjarri në Vlorë/ Gjendet e djegur makina e autorëve dhe arma në bagazh (Video)

Atentati me armë zjarri në Vlorë/ Gjendet e djegur makina e autorëve dhe arma në bagazh (Video)

Haradinaj thotë se do ta shqyrtonte mundësinë e koalicionit nëse vjen oferta (Video)

Haradinaj thotë se do ta shqyrtonte mundësinë e koalicionit nëse vjen oferta (Video)

Engel letër admiralit Foggo: Kujdes me deklaratat për Serbinë

Engel letër admiralit Foggo: Kujdes me deklaratat për Serbinë

Fshatrat e panjohur shqiptare ne zemër të Serbisë. Zyrtarisht nuk ekzistojnë

Fshatrat e panjohur shqiptare ne zemër të Serbisë. Zyrtarisht nuk ekzistojnë

Cilët faktorë po i çojnë kosovarët drejt vetëvrasjes?

Cilët faktorë po i çojnë kosovarët drejt vetëvrasjes?

VV-ja e shoqëria civile e shohin të mundshëm miratimin e buxhetit nga Kuvendi, por jo edhe LDK-ja

VV-ja e shoqëria civile e shohin të mundshëm miratimin e buxhetit nga Kuvendi, por jo edhe LDK-ja

Fatmir Rexhepi: S’e shkarkojmë Konjufcën, Osmani e ka përkrahjen e deputetëve të LDK’së

Fatmir Rexhepi: S’e shkarkojmë Konjufcën, Osmani e ka përkrahjen e deputetëve të LDK’së

Pacolli: Milan Vukashinoviqi që punon në Byronë e Sigurimeve arrestohet nga policia serbe në Jarinjë

Pacolli: Milan Vukashinoviqi që punon në Byronë e Sigurimeve arrestohet nga policia serbe në Jarinjë

Muri 119 miliardë dollarësh që mund të mbrojë Nju Jorkun nga përmbytja

Muri 119 miliardë dollarësh që mund të mbrojë Nju Jorkun nga përmbytja

Bizneset me mungesë të kuadrove, kërkojnë forcimin e drejtimeve profesionale

Bizneset me mungesë të kuadrove, kërkojnë forcimin e drejtimeve profesionale

Ekskluzive/ Kapet në Tiranë “Escobari” turk! Kërkohej nga Franca, trafikuan 14 miliardë euro drogë

Ekskluzive/ Kapet në Tiranë “Escobari” turk! Kërkohej nga Franca, trafikuan 14 miliardë euro drogë

Nagavci e VV’së: Do të angazhohemi që në seancën e radhës ta formojmë qeverinë

Nagavci e VV’së: Do të angazhohemi që në seancën e radhës ta formojmë qeverinë

“Bloomberg” shkruan për transformimin e Piramidës: Tirana, një qytet i pastër, me administratë progresive

“Bloomberg” shkruan për transformimin e Piramidës: Tirana, një qytet i pastër, me administratë progresive