Blerim Xhemaili transferohet në Zvicër te Sion

E publikuar: 12/06/2015 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Blerim Xhemaili rikthehet në kampionatin zviceran. Mesfushori me origjinë shqiptare ka rënë dakord me skuadrën e Sionit dhe në ditët e ardhshme pritet të firmosë një kontratë 5-vjecare me ekipin e drejtuar nga presidenti Christian Constantin. Nga marreveshja e arritur 29-vjecari që luan për përfaqësuesen e Zvicrës pritet të përfitojë në total rreth 12,5 milionë Euro, afërsisht 2,5 milionë Euro në vit. Përfundoi pas vetëm 1 sezoni aventura e Blerim Dzemailit me fanellën e Galatasaray-it.

Me gjigandët e Turqisë ish lojtari i Napolit zhvilloi në total 20 ndeshje duke realizuar vetëm 1 gol. Tashmë Xhemaili do të nisë një aventurë të re në Superligën zvicerane te skuadra e Sionit, plot 8-vjet pas largimit të tij nga Zyrihu ekip tek i cili 29-vjecari i lindur në Tetovë nisi karrierën në futbollin profesionist. Me Sionin, Blerim Xhemaili do të ketë mundësi të luajë në Europa League pasi skuadra e tij e re në sezonin e fundit mposhti në finalen e Kupës Zvicrës 3-0 Baselin duke siguruar automatikisht pjesëmarrjen në fazën e grupeve të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Europë./supersport.al/