Blerim Grainca: Statistikat për gruan do të jenë më pozitive kur ajo shihet si vlerë e jo numër

E publikuar: 25/11/2015 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Blerim Grainca nga LDK në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave  gjatë hapjes së fushatës së 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore i është bashkuar kësaj kauze.

Grainca është shprehur se është kënaqësi të jetë pjesë e këtij grupi duke i përshendetur gratë dhe femrat në emër të kolegëve sipas tij që duhet të jenë prezent dhe të angazohen të gjithë më shumë, njofton Klan Kosova.

“Duhet të punojmë më shumë jo vetëm për pengimin e dhunës por për fuqizimin e pozicionit të gruas në përgjithësi”.

“Shpresoj se statistikat do të jenë më pozitive kur gruan se shohim vetëm si numër po si vlerë, burrat e mëdhenj që kanë jetuar dikur dhe jetojnë sot kanë një muzë të ëprbashkët, të gjithë i ka lindur një nënë dhe kujdeset për ta një grua”.

“Nuk duhet harruar asnjëherë se pjesa shumicë e shoqërisë janë femra dhe kanë dhënë emra të mëdhenj si Nëna Terezë e të tjera prandaj kjo na obligon të gjithëve që të punojmë për fuqizimin e gruas në përgjithësi” ka përfunduar Grainca.