Biznesmeni shqiptar nga Shkupi jep 500 mijë euro për t’u bërë deputet!?

E publikuar: 24/10/2016 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhem Llamallari, i njohur si komandant Baruti, thotë se një biznesmen shqiptar i njohur nga Shkupi ka dhënë mbi 500 mijë euro për të hyrë në listën e deputetëve të një partie shqiptare në Maqedoni, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Një biznesmen i mirënjohur dhe i suksesshëm i Shkupit, paska dhënë mbi 500.000€, mu kanë në listën e Deputetëve, në njërën Parti Shqiptare në Fyrom.

Sa ndjeva keqardhje, e njoh me familje, kemi respekt të ndërsjellë, burrë i ndershëm, por këtu ja paska huq dhe paska shkretu.

Ah bre ah, leje qe dotë dëshpërohesh, sa që ka gjasa edhe bizneset me ti shkatërru,pikërisht nga ata që ju ke dhënë lek.

#Serjozishtë #KeqardhjePërTy”, është shprehur Baruti.