Bitcoin, blockchain dhe e ardhmja e transportit ishin temat kryesore të konferencës FutureNow në Startup Awards Slovakia 2017

E publikuar: 05/12/2017 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Teatri Kombëtar i Sllovakisë më 1 Dhjetor mirëpriti edicionin e 7-të të Oskar-it të Startupve në Sllovaki, Startup Awards, si dhe konferencën me temë “The FutureNow.

Në aktivitetin simotër të Albanian ICT Awards mori pjesë edhe një delegacion shqiptar me aktorë të rëndësishëm të ekosistemit të startupeve në një udhëtim tre ditor në Bratislavë, pjesë e të cilit ishte edhe vetë bashkëthemeluesi i Albanian ICT Awards Kushtrim Shala.

Delegacioni i përbërë nga Dritan Mezini, Besnik Ligaci, Tomi Kallanxhi, Kushtrim Shala, Albana Cunaj, Edmond Agolli,  dhe Majlinda Hafizi, u njoh me disa prej eksperiencave dhe modeleve më të mira të aplikuara për të rritur inovacionin dhe ekosistemin e startupeve.

Ky udhëtim kishte për qëllim të njihej më nga afër me ekosistemin e inovacionit në Sllovaki me synimin për të shkëmbyer praktikat dhe shembujt më të mirë.

Ndërsa Shqipëria përgatitet të mirëpresë një tjetër edicion të Albanian ICT Awards, prej mese 5 vitesh kjo garë mbarëkombëtare simotër e Startup Awards Slovakia, ka identifikuar, vlerësuar dhe shpërblyer me sukses disa prej arritjeve më të mëdha në fushën teknologjisë në Shqipëri.

E ardhmja po ndodh tani

Konferenca e cila u mbajt po të njëjtën ditë u hap nga CEO i Neulogy, organizatorit të aktivitetit, Peter Kolesar. “Për ne, filozofia e FutureNow është të ofrojë përmbajtje, vendtakim dhe një audiencë pjesë të cilës janë investitorë, influencer, korporata e lojtarë të tjerë të rëndësishëm,” shprehej Ai.

E gjithë konferenca synonte tu jepte përgjigje 3 pyetjeve kryesore:

  • Çfarë roli ka Evropa Qendrore në të ardhmen e makinave?
  • Si e ka transformuar internetit botën tonë por krijuar edhe reziqe në të njëjtën kohë?
  • Çfarë mund të bëjnë institucionet shtetërore në mënyrë që publiku të përfitojë nga teknologjitë e reja?

Konferenca filloi me një prezantim të CEO së Vork dhe Orcasci Mark Turrel. Me fjalimin e tij ai emocionoi por edhe frikësoi turmën për të ardhmen që po vjen.

CEO i HPI Institute for IT Systems Engineering, me sukses ka arritur ti mësojë njerëzit sesi të inovojnë duke i prezantuar me qasjen e tij të quajtur Design Thinking.

Lidhur me shqetësimin për mbrojtjen e të dhënave, CEO i Lifars, Ondrej Krehel tha se krahas ngrohjes globale sot bota ka edhe një problem tjetër, ngrohja globale kibernetike. Teknologjikisht jemi të gjithë lakuriq.

Bitcoin, blockchain dhe institucionet shtetërore

I radhës në skenë ishte Pavol Rusnak, themeluesi i SatoshiLabs dhe TREZOR, një portofol kompakt dixhital.

Pas fjalimit të tij, skepticizmi rreth bitcoin dhe blockchain u harrua edhe pse aplikimi dhe praktikaliteti janë vetëm fillimi.

Duke folur për teknologjinë blockchain dhe monedha kriptografike, CEO i Sofitto Alexander Vasylchenko shpjegoi për pjesëmarrësit realitetin dhe ekzagjërimet e teknologjisë bitcoin,

Çfarë është Aleanca Tango? Kjo ishte një pyetje që bashkëthemeluesja e FinestLove Riika Erkikila po përpiqej të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve.

Qeveritë e vendeve nuk po i shtyjnë qytetarët të ecin përpara dhe Aleanca Tango është një bashkëpunim mes Argjentinës dhe Finlandës për të nxitur ndryshime në qeveritë e vendeve.

Transformimi i transportit

Në axhendën e konferencës ishte edhe indutria e transportit dhe automatizimi. Ariel Sella, drejtuesi menaxhues i Capsula.studio dhe Raz Peleg, menaxher shitjes pranë Mobileye, ndanë me pjesëmarrësit informacione rreth arritjeve në teknologjinë e automatizimit dhe sesi ndryshimet që pritet të sjellë do të rimodelojnë mobilitetin njerëzor.

CTO-ja i Aeromobil Douglas MacAndrew për herë të parë u zbulua publikisht makina fluture Aeromobil.

Prezantimi i fundit i përkiste Luginës së Silikonit. Amin Toufani nga Universiteti Singularity demonstroi rritjen e teknologjive të aksionit, foto dhe video.

Përveç programit të gjithë të interesuarit për teknologjitë e të ardhmes dhe inovacionit mund të shpenzonin kohë në ambientet e rrjetëzimit.

Fituesit e SASK 2017

Këtë vit dy medalje të reja u prezantuan krahas fituesit të Startup Awards: the Challenger dhe Mission.

Challenger Awards ju tha startupit me rritjen më të shpejtë. 50 ekspertë nominuan DECENT, Exponea dhe Sli.do. Një sondazh publik i dha çmimin startupit blockchain DECENT.

Mes Corvus, Mentegram dhe Sensoneo ishte ky i fundit që fitoi Mission Awards për impaktin më të lartë social.

MultiplexDX ishte fituesi i 2016-ës dhe tani Sllovakia po priste një startup tjetër të vitit. Tetë startupe u prezantuan në 4 minutat e para ndjekur nga një 4 minutësh i dytë pyetje përgjigje nga juria.

Nga tetë të nominuarit Kontentino, Matsuko, Minty, Neseda, Netcore (Unimus), Poetic Studio, Saftra Photonics, Virtual Medicine, startupi më i mirë i vitit ishte Saftra Photonics i cili ka zhvilluar një pajisje portative për grumbullimin e të dhënave nga uji i ndotur. /PCWorld Albanian